PSG, Real Madrid, Juventus dhe Chelsea e dëshirojnë Zidanin për trajner

Zinedine Zidane aktualisht është trajneri më i kërkuar në Evropë, pohojnë disa media italiane dhe spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eksperti francez është i dëshiruar nga shumë klube përfshirë gjigantët PSG, Real Madrid, Juventus dhe Chelsea.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ditë më parë, krerët e parisienëve dëshirojnë të angazhojnë Zidanin.

Më parë për shërbimet e francezit ishte interesuar edhe Chelsea, krerët e të cilit dëshiruan ta angazhojnë muajin e kaluar si zëvendësim për Maurizio Sarri, i cili pësoi disa disfata të njëpasnjëshme.

Thuhet se Zidane kishte parashtruar disa kushte, por që marrëvshja mungoi. Ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë disa zëra se megjithatë, ai mund të marrë drejtimin e stolit të klubit nga Londra.

Mediat italiane, nga ana e tyre shkruajnë për dëshirën e Juventus për të fituar Ligën e Kampionëve, për çka pronari Andrea Agnelli dëshiron ta bëjë këtë me trajnerin francez në pankinë.

Spanjollët pretendojnë se Real Madridi është shumë i interesuar për një riangazhim të Zidane pasi do të shkarkonin Santiago Solari.

Zidane e braktisi Real Madridin me një vendim surprizues për botën e futbollit, menjëherë pas përfundimit të sezonit në të cilin për të tretën herë radhazi fitoi Ligën e Kampionëve.

Që atëherë, nuk janë ndalur spekulimet mediatike se ku Zidane do të vazhdoj karrierën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button