Vuçiq, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialogun e Prishtinës nuk lë vend për kompromis

Platforma për dialogun, e miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës, paraqet thelbin e vendimit për ndërprerjen e dialogut të Prishtinës me Beogradin, ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me nënsekretarin për çështjet politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale.

Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili siç ka thënë tutje, madje e ka paralajmëruar prej kohësh shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë vend për zgjidhje kompromisi, transmeton Telegrafi.

Vuçiq, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialog e Prishtinës nuk lë vend për kompromis
Hale dhe Vuçiq

Prandaj, ka vlerësuar presidenti serb, platforma është kundër dialogut, sidomos me refuzimin kokëfortë nga Prishtina për të hequr taksën.

Sipas deklaratës, Vuçiq i ka thënë njeriut të tretë të Departamentin e Shtetit se Serbia do të marrë masa në një kohë relativisht të shkurtër për t’iu përgjigjur mos përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, futja e një takse dhe vendimit të Prishtinës për t’i dhënë fund çdo dialogu me Beogradin.

Ndryshe, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar se vendimi i Prishtinës për dialog “është në kundërshtim me “mendjen e shëndoshë”.

Sipas mediave serbe, Brnabiq ka thënë se platforma e Prishtinës është goditja e tretë, dhe se Serbia do të reagojë në mënyrë të matur.

“Goditja e parë ishte mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina. Sot, 2,149 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Prishtina nuk ka bërë asgjë, nuk zbatoi asnjë letër të atij dokumenti. Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, që është obligim i vetëm i Prishtinës dhe shtylla e marrëveshjes”, citohet të ketë thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button