Maqedoni, për një muaj janë zbuluar dhe shkatërruar 603 kilogramë ushqim i pasigurt

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, Inspektorati për ushqim ka bërë 5.103 kontrolle, prej të cilave 1.146 kontrolle kanë qenë te operatorët e ushqimit. Si të pasigurta për konsumim janë evidentuar 603 kilogramë ushqim të cilat nuk kanë qenë nga kafshët, e cila është shkatërruar, informojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, njofton Portalb.mk.

“Ekziston sistem i integruar i kontrollit që të eliminohet e gjithë mundësia që në treg të plasohet ushqim i pasigurt. Gjithashtu ky sistem mundëson që të parandalohen helmimet apo infeksionet dhe të sigurohet mbrojtje e të drejtave të konsumatorëve. Shërbime inspektuese gjatë janarit kanë kryer gjithsej 5.103 kontrolle inspektuese. Për lëshimet e bëra inspektorët kanë shqiptuar gjithsej 534 masa, prej të cilave 391 vendime për largim të lëshimeve, 131 për edukim, janë shqiptuar tre dënime me para, janë dhënë gjashtë ftesa për shlyerje me urdhërpagesë për kundërvajtje dhe janë dorëzuar tre paraqitje kundërvajtëse”, informojnë prej atje.

Përndryshe, në periudhën prej gjashtë muajve, janë shkatërruar madje 60.809 kilogramë ushqim të pasigurt me përbërje që nuk kanë prejardhje prej kafshëve. Prej tyre 59.298 kilogramë kanë qenë ushqim për prodhimtari shtëpiake, ndërkaq ushqimi tjetër ka qenë nga importi.

Përveç kontrolleve të rregullta të inspektorëve, edhe qytetarët mund të paraqesin parregullsi në numrin e Agjencisë: 080032222 dhe në e-mailin: [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button