“A është gëzuar 8 Marsi?”: Të miratohet Ligji për abort, për diskriminim dhe mbrojtje sociale (FOTO)

“A është gëzuar 8 Marsi?”, “Meshkujt e vërtetë janë feminist”, “Nuk duam lule, por të drejta”, edhe “Transfemrat janë femra”, “Të punësuarat seksuale në luftë për të drejta të barabarta”, ishin disa nga parullat që u shpalosën në marshin e organizatës joqeveritare “Reactor”, si formë shënimi të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, “8 Marsit”, transmeton Portalb.mk.

“Sot marshojmë që të tregojmë se durimi ka ardhur në nivelin e të kuqes, marshojmë që të tregojmë se më nuk do të durojmë retorikë, nuk pranojmë vetëm thirrje deklarative për barazi gjinore”, kështu ka filluar marshi “A është gëzuar 8 Marsi?”.

Marshi ka filluar nga “Parku i Gruas” në qendër të Shkupit, ka vazhduar në Qendrën “Filipi i Dytë”.

Pjesëtarja e Platformës për Barazi Gjinore, Sneshka Iliq ka deklaruar vlerësuar se gratë edhe më tej janë joaktive në tregun e punës, edhe pse janë më të arsimuara nga meshkujt.

Nga Iniciativa e grave të Shuto Orizares, Salija Bekir Halimi, ka porositur që mos kryhet diskriminim ndaj romeve në të gjitha sferat.

Në emër të grave bujkeshave është drejtuar Valentina Parmaçka, e cila tha se në Maqedoni të Veriut, më të diskriminuarat janë bujkeshat.

U kërkua që të miratohen tre ligje: Ligji për ndërprerje të shtatzënisë (abortit), Ligji për parandalim të diskriminimit dhe Ligji për mbrojtje sociale.

Ndaj kësaj është përgjigjur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili tha se në rast se nuk miratohen ligje dhe politika, do të vazhdojë padrejtësitë.

“Në rast se nuk e bëjmë atë, veçmas në sferat e krijimit të politikave, në sjelljen e ligjeve dhe në sferën e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sistemin e institucioneve, do të vazhdojmë t’iu japim hapësirë padrejtësive në aspektin gjinor dhe shoqëror, dhe kjo e zvogëlon potencialin për progres të shoqërisë sonë”, tha Zaev.

Marshi është organizuar nga Platforma për Barazi Gjinore, dhe asaj i janë bashkangjitur 22 organizata joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button