Ushtria egjiptiane ka shkatërruar 9 tunele që lidhin Gazën me gadishullin Sinai

Ushtria egjiptiane bëri të ditur se ka shkatërruar nëntë tunele ndërkufitare që lidhin gadishullin Sinai të Egjiptit me Rripin e Gazës së bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, Tamer al-Refai, tha se tunelet “përdoreshin nga elementët terroristë për infiltrim në territorin egjiptian dhe për kontrabandën e armëve”.

Megjithatë, al-Refai nuk njoftoi se kur saktësisht u shkatërruan tunelet.

Për shkak të një bllokade të gjatë izraelite e egjiptiane, rreth dy milionë banorë të Rripit të Gazës janë mbështetur në një rrjet të sofistikuar tunelesh ndërkufitar për të importuar mallra bazë, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet.

Pas grusht shtetit ushtarak të Egjiptit në vitin 2013, autoritetet filluan të sulmojnë tunelet, duke pretenduar se ato përdoren nga “grupet terroriste me bazë në Gaza”.

Në vitin 2014, Egjipti krijoi një “tampon zonë” përgjatë kufirit me Gazën, që pasoi pas sulmeve ndaj forcave të sigurisë të vendosur në Sinai.

Një vit më vonë, ushtria egjiptiane nisi me përmbytjen e tuneleve me ujin e detit, në një përpjekje për të çrrënjosur gjithë trafikun ndërkufitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button