CIVIL: 8 Marsi në Maqedoninë e Veriut të shpallet ditë jopune për gratë

Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut që tanimë 70 vite po mbrohen me të drejtën ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Gratë kanë të drejtë të jetojnë të lira nga dhuna, robëria dhe diskriminimi. Gratë kanë të drejta të barabarta që të shkollohen, të posedojnë pronë, të votojnë dhe përfitojnë në mënyrë korrekte me rrogë të barabartë si dhe të gjithë të përfshirët në tregun e punës. Për fat të keq, gjithkund në botë, por edhe në Maqedoninë e Veriut, gratë dhe vajzat përballen me injorim të të drejtave të tyre, diskriminim dhe dhunë, thjeshtë, për shkak të përkatësisë së tyre gjinor, kumtoi CIVIL, njofton Portalb.mk.

“Me rastin e Ditës së Grave, 8 Marsi, CIVIL edhe njëherë e ngrit zërin në mbështetje të të gjitha grave në botë dhe kërkon që t’i vihet fund diskriminimit dhe dhunës kundër grave. CIVIL kërkon nga institucionet që të ndalojnë me përpjekje deklarative dhe t’i zbatojnë të gjitha ligjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për mbrojtje nga diskriminimi sipas bazës gjinore. Institucionet e shtetit dhe vetëqeverisjes lokale, por edhe shoqëria në përgjithësi, patjetër duhet që të punojnë në emancipimin dhe respektimin e të drejtave të grave”, thonë nga Civil.

Ata shtojnë se politikat dhe praktikat patjetër duhet që të përmirësohen menjëherë, pa anulime.

CIVIL kërkon nga Qeveria të përgatitë masa ligjore dhe të miratojë praktika për sanksionim të ashpër në çdo procedurë që gruaja diskriminohet në vend pune, familje, opinion ose në çdo vend apo situatë.

“Mediat dhe organizatat joqeveritare patjetër duhet që të manifestojnë përgjegjësi dhe të punojnë në edukimin e të drejtave të grave”, shtojnë ata.

CIVIL propozon që 8 Marsi të shpallet ditë jopune për të gjitha gratë në vend.

Ata gjithashtu kërkojnë që përfaqësimi gjinor në institucione dhe strukturat e marrjes së vendimeve, duhet të jetë 50% dhe e njëjta patjetër të zbatohet menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button