Vuçiq: S’ka BE pa marrëveshje me Kosovën

Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa të mos arrijë një marrëveshje me Prishtinën, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke shtuar se ka ardhur koha për të ndaluar “të dërguarit e rremë serbë” që thonë se në BE munden edhe pa zgjidhur problemin e Kosovës, përcjellë gazeta KOHA.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Italisë, Guissepe Conte në Beograd, ku nuk ka munguar tema e Kosovës.

Vuçiq paralajmëroi se pa një marrëveshje me Prishtinën, nuk ka hyrje në BE as për Serbinë dhe as përparim në këtë drejtim për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button