Kina e tejkaloi Serbinë në pesë partnerët tanë kryesorë tregtarë (Infografik)

Në janar 2019, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendi ynë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Bullgarinë tregojnë të dhënat më të reja të Entit shtetëror për statistikë. Me hyrjen në grupin e pesë partnerëve kryesorë tregtarë të shtetit tonë, Kina e zuri vendin e Serbisë, e cila tradicionalisht shfaqej në këtë grup,transmeton META, përcjell Portalb.mk. 

Vlera e përgjithshme e eksporteve të mallrave nga Republika e Maqedonisë Veriore në janar 2019 ishte 415.058.000 euro dhe shënon rënie prej 1,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 569.598.000 euro, që është për 1,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Deficiti tregtar në janar të vitit 2019 është 154.540.000 euro.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button