Qeveria e Inidisë ka paraqitur vjedhjen e marrëveshjes sekrete

Qeveria e Indisë sot paraqiti në Gjykatën e Lartë vjedhjen e dokumenteve konfidenciale të marrëveshjes së diskutueshme disa miliardëshe për blerjen e bombarduesëve francezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Indisë NDTV raporton se vjedhjen e ka paraqitur prokuroi shtetëror, Kottayan Katankot.

“Dokumentet nga Ministria e Mbrojtjes i kanë vjedhur zyrtarët aktualë ose ish zyrtarët. Këto janë dokumente sekrete të cilat janë rreptësisht të ndaluara për qasjen e opinionit”, ka thënë Katankot.

Nënshkrimi i marrëveshjes për blerjen e bombarduesve francezë Rafale ka shkaktuar polemikë të furishme në Indi ndërsa partia më e madhe opozitare Kongres, ka akuzuar kryeministrin Narendra Modi se ka pranuar çmimin trefish më të lartë nga ajo që kishte arritur partia e tij në negociatat e vitit 2014 kur ishte në pushtet.

Opozita akuzon Modin edhe për favorizimin e kompanisë Reliance të miliarderit Anil Ambani gjatë përzgjedhjes së partnerit vendas për prodhuesin francez Dassault Aviation.

Qeveria indiane ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Gjykata e Lartë e Indisë vitin e kaluar refuzoi kërkesën për rishikim të marrëveshjes së nënshkruar ndërsa aktualisht janë duke shqyrtuar kërkesën e përsëritur për rishikim.

Qeveria pohon se bombarduesi francez Rafale është i domosdoshëm në valën e tensioneve me Pakistanin fqinj.

Seanca dëgjimore në Gjykatë rreth rastit është shtyrë për 14 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button