KE: Bisedimet për Brexit-in ende pa zgjidhje

Komisioni Evropian (KE) njoftoi se negociatat për largimin e Britanisë nga BE (Brexit) kanë qenë të vështira dhe se ende nuk është arritur një zgjidhje, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, në një konferencë për shtyp bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet e delegacioneve rreth Brexit-it.

Në lidhje me takimin e kryenegociatorit të BE-së për Brexit, Michel Barnier, të zhvilluar dje me ministrin britanik për Brexit, Stephen Barclay dhe ministrin e Drejtësisë, Geoffrey Cox, Schinas tha se ka kaluar në një atmosferë pozitive dhe ka shtuar më tej se “Bisedimet në lidhje me nenin e masave janë përqendruar në sigurimin e garancive ligjore për të dyja palët”.

“Negociatat kanë qenë të vështira dhe ende nuk është arritur një zgjidhje”, tha Schinas duke bërë të ditur se BE ka konfirmuar që nëse mbetet e detyruar të përdorë nenin e masës do ta zbatojë këtë vetëm për një periudhë të kufizuar kohore.

Më 15 janar Parlamenti i Britanisë me shumicë votash kundërshtoi marrëveshjen për Brexit-in që kryeministrja Theresa May kishte arritur me BE-në.

Pritet që May më 12 mars të paraqesë për votim në parlament marrëveshjen e rishikuar të Brexit-it. Në rast të refuzimit të marrëveshjes më 13 mars deputetëve do t’u paraqitet për miratim alternativa për “ndarje pa marrëveshje”. Nëse edhe kjo refuzohet deputetët më 14 mars do të votojnë alternativën “shtyrja e Brexit-it”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button