Ademi: Diaspora është pjesë e këtij shteti dhe ne ashtu do ta trajtojmë

Diaspora është pjesë e këtij shteti dhe për këtë shkak ashtu do ta trajtojmë, deklaroi sot ministri përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi, në konferencën për media ku u prezantua “Strategjia kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tij, strategjia kombëtare për diasporën paraqet bazën e ndërlidhjes institucionale të shtetit dhe diasporës kundrejt partizimit nga e cila përfitime do të kenë shteti dhe diaspora.

Ai po ashtu theksoi se strategjia bazohet në katër shtylla kyçe.

“Shtylla e parë janë çështjet politiko-juridike dhe konsullare. Shtylla e dytë janë diaspora dhe zhvillimi ekonomik. Shtylla e tretë janë arsimi, shkenca dhe të rinjtë dhe shtylla e katërt janë lidhjet kulturore, identiteti kulturor dhe trashëgimia kulturore”, tha Ademi, duke shtuar se sipas nevojave për strategjinë në vitin 2021 është paraparë revizion.

Ademi theksoi se si çështje me interes të veçantë në strategjinë veçohen avancimi i procesit zgjedhor të diasporës dhe krijimi i supozimeve institucionale për informim më të madh dhe përfshirja e diasporës në promovimin e interesave të Maqedonisë së Veriut.

“Besoj dhe jam i sigurtë se përfitimet do të jenë të ndërsjella. Diaspora është pjesë e këtij shteti dhe për këtë shkak ashtu do ta trajtojmë. Promovojmë një koncept të ri të bashkëpunimit që është diametralisht e kundërt me atë që ka qenë praktikë deri tani. Besojmë në bashkëpunimin institucional, e jo në bashkëpunimin në baza partiake”, tha Ademi, duke shtuar se vetëm kështu mund bashkarisht të hapërohet përpara dhe të ndërtohet shteti evropian.

Në konferencën e rregullt për media të zëdhënësve të Qeverisë, Mile Boshnjakovski dhe Muhamet Hoxha, u informua edhe për vendimet e Qeverisë të miratuara në seancën e djeshme.

Zëdhënësit theksuan se me propozim të grupit punues për kryerjen e detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës, Qeveria në seacën e djeshme mori vendim që t’i obligojë dhe rekomandojë të gjitha institucionet për të kryer ndryshimin e tabelave publike në hyrje të të gjitha institucioneve në raport me emrin e shtetit, që sipas Kushtetutës është Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Regjistri qendror do t’i bëjë këto ndryshime, do t’i shkruajë emrat e rinj, ndërsa shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta do t’ua dorëzojë tabelat e reja të gjitha këtyre institucioneve”, theksoi zëdhënësi Boshnjakovski, duke shtuar se ende nuk kanë pasqyrë se sa do të kushtojnë ndryshimet e tabelave në të gjitha institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button