“Liqen ose plastikë” – Ndërhyrje artistike në bregun e Liqenit të Dibrës (Video)

Artisti Adem Sulejmanoski ka bërë “instalim artistik” të bregut në Liqenin e Dibrës, të titulluar “Liqen ose plastikë”, që i dedikohet ndotjes së liqenit me shishe të plastikës, shkruan RadioMof, transmeton Portalb.mk.

Çdo vit mes 40 dhe 60 mijë të shisheve të plastikës lundrojnë në ujërat e Liqenit të Dibrës. Ky problem zakonisht është në pranverë, kur ujërat e lumenjve dhe rrjedhave sjellin sasi të mëdha të mbeturinave plastike në liqen, tregojnë aktivistët.

Punimi artistik

Intervenimi është bërë në bregun e Liqenit të Dibrës në fshatin Kosovrast. “Arti tokësor” është me dimension prej 8×3 metra dhe është përpunuar nga guri dhe materiale të përziera.

Ideja e këtij punimi të artit tokësor është të tregojë nevojën e rregullimit të mbledhjes së mbeturinave dhe uljen e liqenit, i cili edhe pse ka ujë kualitativ,  është i tejmushur me mbeturina mekanike ku dominojnë shishet e plastikës. Punimi i artit tokësor ka tematikë ekologjike që autori do t’i punojë në pranverë në kuadër të projektit “Art tokësor dhe aksione kreative në infrastrukturën shoqërore”, që është përkrahur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button