Biznesmeni tajlandez organizon konkurs për t’i gjetur shoq të bijës

Një biznesmen tajlandez bëri të ditur se do të organizojë garë për t’i gjetur bashkëshort vajzës së tij që pretendon të martohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arnon Rodthong, biznesmen 58-vjeçar që merret me shitjen e frutit durian, njoftoi në rrjetet sociale se vajza e tij 26-vjeçare dëshiron të martohet dhe se do të organizojë një garë për t’i gjetur asaj shoqin ideal.

Afaristi nga Tajlanda po ashtu tha se pretenduesit që do të martohet me të bijën e tij do t’i dhurojë dhjetë milionë bahtë tajlandezë (314 mijë dollarë).

“Do të kalojë kohë e gjatë nëse pret që dikush të vijë dhe të bëhet dhëndër. Për këtë arsye, unë kërkoj që ai të vijë që tani”, tha Rodthong.

Ndërkaq, vajza e biznesmenit Karnista Rodthong është shprehur e lumtur nga ideja e babait të saj.

“Nuk jam person që zgjedh. Kërkoj një njeri me të cilin do të shkoj në aktivitete sociale dhe me të cilin do të mund të fotografohemi së bashku”, ka thënë Karnista Rodthong.

Pas postimit të biznesmenit të pasur, qindra persona janë paraqitur si kandidatë për t’u martuar me vajzën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button