Këta janë emrat që u shpërblyen nga Komuna e Tetovës për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme

Individë dhe organizata të ndryshme u shpërblyen sot nga Komuna e Tetovës, për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme. Ky aktivitet u zhvillua me rastin e 3 Marsit, Ditës së Komunës së Tetovës, njofton Portalb.mk.

Fushat e përzgjedhura për të cilat u shpërndanë mirënjohje individëve dhe organizatave ishin: fusha e arsimit, kulturës, shkencës, OJQ-ve, gazetarisë, sportit, biznesit, sipërmarrësisë, qytetarë aktiv, fusha e bujqësisë dhe bletarisë.

Këta janë emrat e individëve dhe organizatave që u shpërblyen:

Dita e Komunës së Tetovës

Ndërkaq, Teuta Arifi, në fjalimin që mbajti, numëroi aktivitetet e komunës për vitin e kaluar. Aktivitete që kishin të bëjnë me infrastrukturën e qytetit, asfaltimi dhe rikontruimi i rrugës Murat Baftijari, përfundimi dhe vendosja në funksion e Urës së Kazazëve, rregullimin e trotuareve pranë shkollave, ndërtimi i disa amfiteatrove nëpër shkolla.

Ndër të tjera Arifi tha se kanë përmirësuar punën e Inspektoriatit të Komunës së Tetovës, ku sipas saj brenda vitit, janë kryer mbi 471 inspektime, janë shqiptuar 113 dënime, janë inicuar 22 procedura për kundërvajtje si dhe 35 ndalesa veprimi.

Ajo theksoi që edhe ndërmarrjet komunale kanë qenë në krye të detyrës dhe kanë bërë investime në vitin e kaluar.

Dita e Komunës së Tetovës

“Kur flasim për ndërmarrjet komunale vlen të theksohet se NPK Tetova me mjete vetanake ka blerë 7 kamionë për bartje të mbeturinave dhe ka pranuar donacione të përbëra nga kamionë dhe mjete të tjera të punës. Këtë vit nga buxheti vetanak  ndërmarrja furnizoi 150 kontejnerë për mbeturina,dhe vazhdoi memirëmbajtjen dhe rregullimine hapësirave të gjelbëra, si dhe grumbullimin dhe transportine mbeturinave nga vendbanimet rurale dhe sub-urbane”, tha Arifi.

Ajo premtoi sërish se në vitin 2019 priten edhe shumë investime tjera dhe se ky vit do ta gjejë Tetovën me bulevarde të reja që do të ndihmojnë për të shkarkuar trafikun urban.

“Viti 2019 do ta gjejë Tetovën me bulevarde dhe rrugë të reja. Banka Botërore miratoi projektin për vazhdimin e bulevardit të rrugës Industriale në gjatësi prej 670 metra, që do të depërtojë përmes Qendrës sportive deri tek Kazerma e Qytetit për të shkarkuar sadopak trafikun e ngarkuar urban. Gjitashtu do të vazhdojmë me depërtimin e bulevardit Blagoja Toska për të cilin në fazën e parë jemi në përfundim të procesit të ekspropriimit”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button