STEP dhe 50 subjekte punuan në hartimin e pakove turistike për Pollog dhe Elbasan

Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor STEP,  zhvilloi në Hotel Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë punëtori dy-ditore për krijimin e pakove të përbashkëta turistike.

Në punëtori morën pjesë mbi 50 subjekte që merren me veprimtari turistike si dhe entitete tjera që kanë të bëjnë me turizmin, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit dhe punuan praktikisht në krijimin e këtyre paketave turistike, që më vonë do të prezantohen edhe në platformën digjitale iTop.

Katër grupe të ndara sipas temave – aventurë, eco/rural, histori/kulturë si dhe gastronomi, i përpiluan pakot bazë me disa ditë nga dyja anët e kufirit, që do të shërbejnë si roster i nënpakove tjera që do të mund të përdoren nga agjencitë turistike apo entitete tjera të profilizuara për ofrimin e pakove të tilla

Ndryshe, ndonëse Maqedonia dhe Shqipëria kanë kapacitete të shumta për turizëm si dhe mundësi për zhvillim, këto pasuri nuk janë mjaftueshëm të njohura për turistët vendas dhe të jashtëm. Gjithashtu, mungesa e paketave turistike dhe mungesa e projekteve për bashkëpunim mes etniteteve që merren me turizëm ndikon që turistët të mos jenë të informuar dhe interesuar për vizitë të këtyre vendeve. Me qëllim të promovimit të turizmit, projekti për turizëm STEP do të sjell platformën online të quajtur iTop.

Projekti STEP zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian ndërsa partnerë janë: “Qendra për zhvillim e Rajonit planor të Pollogut” dhe “Këshilli i Qarkut të Elbasanit”.

Në projekt marrin pjesë 25 subjekte turistike dhe entitete tjera që kanë të bëjnë me turizmin, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit (50 në total), për të punuar praktikisht në krijimin e këtyre paketave turistike, që më vonë do të prezantohen edhe në platformën digjitale iTop.

LEXO: Risi inovative nga STEP, platformë online “iTop” e cila mundëson qasje të lehtë në paketat turistike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button