Igor Jug dhe bashkëshortja e tij kërkojnë mbështetje nga kroatët

Portali i Kroacisë “7Dnevno” sot ka publikuar artikull për Igor Jug, duke e publikuar edhe këngën e tij në gjuhën kroate në të cilën porosit se para se gjithash është patriotizmi maqedonas pastaj kroat dhe e ka mbrojtur Maqedoninë. Si heronj ai në këngë i përmend emrat e Vllado Çernozemskit, atentatorin e  mbretit serb Aleksandri i Parë Karagjorgjieviq në Marsej të Francës në vitin 1934 si dhe gjeneralin Sllobodan Pralak, i akuzuar për keqpërdorime ushtarake në luftë me Bosnjën dhe Hercegovinën, që u bë senzacion botëror kur piu helm në seancën e Hagës më 29 nëntor 2017 ku dhe ndërroi jetë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“7Dnevno”shkruan se bashkëshortja e Igor Jug i ka informuar për tregimin dhe ka potencuar se ai dy vite është në Burgun hetues të Shutkës.

“Në gjithë ngjarjen, më së shumti theksohet Igor Jug i cili në Kuvend ka hyrë me bluzë me krah të shkurtë të Forcave të Mbrojtjes Kroate (FMK) – emrin e njësive ushtarake të kroatëve në luftën në Kroaci dhe në Luftën në Bosnjë e Hercegovinë, që për këtë shkak në mediat maqedonase njihet si “usta maqedonas”. Duke pasur parasysh se babai i Igorit është kroat, ai asnjëherë nuk e ka fshehur patriotizmin për Kroacisë”, shkruan faqja për rrolin e Jug në sulmin e të enjtes së përgjakshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017.

Uebfaqja pastaj shkruan se përveç Igor jugut, në sulm është edhe familja e tij dhe të gjithë janë distancuar nga ata.

“Kjo familje nuk pret ndihmë financiare nga kroatët, por ankohen për shkak faktit se në mënyrë cenuese e kanë transmetuar lajmin mediat kroate për ngjarjen e përgjakshme, asnjëherë askush nuk ka treguar interes për Igorin, të cilin në Maqedoni e quajnë nacional kroat dhe ‘usta’. Bashkëshortja e tij nuk konteston se ai është i impresionuar  nga njësitë e FMK-së dhe atë që e kanë bërë në luftën e vendlindjes, por e transmeton dëshirën që mediat kroate ta fitojnë ‘fotografinë e vërtetë’ për tregimin e tij”, shkruan “7Dnevno” duke e publikuar këngën e tij në të cilën ai thotë se atë që e ka bërë e ka bërë sepse e do Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button