Po ndryshohet struktura e eksportit: Bëhemi eksportues në pjesën e veturave dhe mobiljeve

Pjesëmarrja e kompanive të reja të huaja në vend në eksportin e përgjithshëm në vitet e fundit vazhdimisht rritet, duke arritur 53.2 për qind të eksportit të përgjithshëm të mallrave në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, tregon analiza e Bankës Popullore për ndikimin e kompanive të reja me kapital të huaj të orientuar kah eksporti në ndryshimin e strukturës së këmbimit të jashtëm tregtar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në strukturën e eksportit të kapaciteteve të reja në ekonominë vendore tregohet se mbisundojnë dy kategori të prodhimeve. Kjo ka të bëjë me prodhimet e industrisë kimike dhe pajisjet e makinave, që përfshijnë rreth 90 për qind të eksportit të tyre.

“Por, në dy muajt e fundit, veçohen edhe kategori të prodhimeve tjera që shënojnë pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe në eksportin e këtyre kompanive, që arrin rreth 9 për qind në mesatare, ndërsa ka të bëjë me veturat dhe mobiljet. Vendosjet e tilla kanë ndikim përkatës edhe në strukturën e përgjithshme të eksportit të mallrave të ekonomisë vendore jashtë shtetit. Do të thotë, në vitin 2007, në kuadër të strukturës së eksportit mbisundonte eksporti i  veprimtarive tradicionale eksportuese, gjegjësisht Industria e metalit, tekstilit dhe ushqimore, me pjesëmarrje prej afër 70 për qind të mallrave të përgjithshme”, thuhet në analizë.

Nga Banka Popullore shtojnë se nga viti 2010, e këndej, hyrja e investitorëve të rinj direkt në ekonominë vendore e nxit proces të ristrukturimit të prodhimtarisë, dhe me këtë edhe të eksportit dhe orientimit drejt prodhimeve me shkallë më të lartë të përpunimit, gjegjësisht me nivel më të lartë të sofistikimit.

Kështu, eksporti i veprimtarive tradicionale është reduktuar rreth 26 për qind, deri sa për momentin mbisundon eksporti i kapaciteteve të reja industriale, gjegjësisht eksporti i pajisjes të makinave dhe të prodhimeve të industrisë kimike, me pjesëmarrje të përbashkët prej rreth 45 për qind të numrit të përgjithshëm për vitin 2017 (3.4 për qind për vitin 2007), ndërsa njëkohësisht është rritur edhe pjesëmarrja e eksportit të mobiljeve dhe veturave, që në vitin 2017 arriti 8.5 për qind për të dy kategoritë (1.8 për qind në vitin 2007).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button