Gjermania do të revokoj shtetësinë e luftëtarëve terroristë

Partnerët e koalicionit të kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë rënë dakord për një projekt-ligj për të revokuar shtetësinë e shtetasve të dyfishtë që do të udhëtonin jashtë vendit për të luftuar për DEASH-in apo ndonjë grup tjetër terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se legjislacioni i ri do të zbatohet për shtetasit e dyfishtë që do të bashkohen me një organizatë terroriste dhe do të marrin pjesë në veprime luftarake jashtë vendit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Eleonore Petermann, tha se ndryshimet ligjore do të zbatohen vetëm për rastet e ardhshme, për shkak të kërkesave kushtetuese dhe ligjore. Por, ajo shprehu shpresën se do të ketë një “efekt parandalues”.

Kohëve të fundit. kristian-demokratët e kancelares Merkel kanë kërkuar ndryshime ligjore për shtetasit e dyfishtë që kishin udhëtuar për në Siri dhe u bashkuan me DEASH-in.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i bëri thirrje Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane të marrin shtetasit e tyre, pasi më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë u kapën në Siri.

Por, politikanët kyç gjerman refuzuan sugjerimin e presidentit Trump, duke cituar pengesa ligjore dhe duke shprehur shqetësimet e tyre të sigurisë.

Sipas mediave lokale, mes luftëtarve të huaj që mbahen në burgje në Sirinë veriore, të paktën 60 luftëtarë të DEASH-it udhëtuan në rajon nga Gjermania dhe rreth 40 prej tyre kanë pasaporta gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button