Shërbimi hekurudhor mes Pakistanit dhe Indisë fillon sërish

Sot ka rifilluar shërbimi hekurudhor Ekspresi Samjhota, mes Indisë dhe Pakistanit i ndaluar më 28 shkurt të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hekurudhave të Pakistanit, Ejaz Shah, njoftoi se shërbimi i trenit që zhvillohej mes qytetit Lahor të Pakistanit dhe New Delhi të Indisë, ka rifilluar sot me planifikimin që e kishte para se të ndalohet.

Ekspresi Samjhota, me 180 udhëtarë filloi të shërbej përsëri, pasi ishte ndaluar për shkak të rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

– Tensionet Indi-Pakistan

Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit, filluan me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forca paramilitare në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Indisë ku dhe humbën jetën 44 persona.

Qeveria e New Delhit akuzoi Pakistanin për mbështetje të terroristëve që kryen sulmin. Ndërsa Pakistani hodhi poshtë akuzën dhe dënoi sulmin.

India më 26 shkurt njoftoi se ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj objektivave terroriste të cilat ndodheshin në Vijën e Kontrollit të Kashmirit në anën e Pakistanit.

Pakistani pas kësaj me arsyetimin e shkeljes së hapësirës ajrore të tij njoftoi rrëzimin e 2 avionëve luftarakë të Indisë.

Teksa India deklaroi rrëzimin e një avioni luftarak të Pakistanit, qeveria e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë.

Qeveria dhe ushtria e Pakistanit theksuan se nuk dëshirojnë përshkallëzimin e tensioneve.

Ndërsa kryeministri i Indisë, Narendra Modi, akuzoi Pakistanin se po përpiqet të destabilizojnë vendin e tij.

Turqia, Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia u bënë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button