Litari adrenalin nga Kalaja deri në Parkun e Qytetit duhet të jetë gati në verë

Litari adrenalin (zipline) që do të lëshohet nga Kalaja e Shkupit deri në Parkun e Qytetit do fillojë të vendoset këtë pranverë dhe do të lëshohet në përdorim gjatë verës. Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, që u mbajt të enjten e kaluar është miratuar vendimi për definimin e lokacionit për vendosjen e litarit adrenalin. Stacioni fillestar do të jetë nën Muzeun e Arteve Bashkëkohore, do të shkohet përmes lumit Vardar dhe do të përfundojë në shëtitoren e  lumit Vardar në afërsi të stadiumit “Filipi II”, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Pas përfundimit të fazës së projektit do të përpunohet elaborat për vendosjen e pajisjes urbane për aktivitete sportive rekreative. Qëllimi i këtij projekti është t’u mundësohet qytetarëve të Shkupit përmbajtje rekreative-sportive si dhe të mundësojë zhvillim të turizmit alternativ përmes të cilit do të stimulohet zhvilli i ofertës turistike. Kujdes të veçantë gjatë zgjedhjes së lokacionit i është kushtuar vendit, gjegjësisht parashihet që me këtë projekt të lidhen Kalaja e Shkupit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit si ambient kulturor historik me Muzeun e Arteve Bashkëkohore dhe Qytetin e Shkupit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Litari adrenalin, sipas projektit do të jetë në gjatësi prej 400 metrash, do të ketë pajisje përkatëse të sigurt dhe sistem për frenim me të cilën do të rregullohet shpejtësia e lëvizjes. Do të kushtojë rreth 50.000 euro.

Përveç vendosjes së litarit adrenalin, këtë verë Qyteti i Shkupit do të punojë edhe për gjallërimin e Kalasë, e cila deri tani, sipas Shilegovit, pothuajse nuk ka vizitorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button