Bolton: Samiti në Vietnam nuk ishte i pasuksesshëm

Samiti për çështjet bërthamore i presidentit amerikan, Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje, megjithatë këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, këtë nuk e konsideron si një dështim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim të tij, John Bolton thotë se pamundësia e Trumpit për të bindur Korenë e Veriut që të eliminojë arsenalin bërthamor me kushte të pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të duhet të perceptohet si një “sukses i definuar si qasje e presidentit që të mbrojë dhe avancojë interesat kombëtare amerikane”.

Në prononcimin e tij për emisionin “Face the Nation” të televizionit amerikan CBS, ai tha se çështja kryesore është nëse Koreja e Veriut është e gatshme të pranojë atë të cilën Trump e quajti “marrëveshja e madhe”, që është denuklearizimi.

Trump ka bërë të ditur se Kim ka këmbëngulur që SHBA-të të heqin të gjitha sanksionet, por pa kërkuar që paraprakisht Veriu të eliminojë të gjithë arsenalin e tij.

Koreja e Veriut ka thënë se kërkon lehtësim të pjesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button