Zgjedhjet presidenciale, filloi mbledhja e nënshkrimeve për zyrtarizimin e kandidaturës së Blerim Rekës

Sot, më 3 mars, me fillim prej ora 09:00, kandidati i pavarur për president në Maqedoni të Veriut, Blerim Reka, ka filluar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, me të cilat do ta zyrtarizojë kandidaturën në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar qytetar, ju falënderoj nga zemra për përkrahje e cila vetëm e përforcoj bindjen time për vendimin e drejtë, për t’u kandiduar për president. Ju ftoj që po këtë entuziazëm mbështetës ta dëshmoni edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrimet tuaja për kandidaturën time. Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë. Ju lutem, letërnjoftimet ti keni me vet”, tha Reka.

Përndryshe, kandidati i pavarur Blerim Reka, ka marrë mbështetjen e partive opozitare shqiptare në Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Lëvizja BESA të cilat dje veç më e zyrtarizuan mbështetjen edhe në organet e partisë.

Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill, do të garojnë Gordana Siljanovska – VMRO-DPMNE,  Blerim Reka – i pavarur dhe Stevo Pendarovski – kandidat i përbashkët i 31 partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button