Milanit i mjafton një autogol ndaj Sassuolos, parakalohet Interi

Fitore e vuajtur e Milanit në “San Siro” ndaj Sassuolos, por me shumë vlera sa u përket objektivave të kuqezinjve në Serinë A, njofton Top Channel.

Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso u mjaftua me autogolin e Lirolas në minutën e 35 për të parakaluar Interin në renditjen e Serisë A.

Skuadra e De Zerbit nga minuta e 64-t luaji me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Consiglit me karton të kuq. Por, pavarësisht superioritetit numerik, Milani nuk arriti të shënonte golin e qetësisë, duke qenë në tension deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

Tashmë, “Djalli” klasifikohet i treti dhe i rrit ndjeshëm kuotat për ta mbyllur kampionatin mes katërshes më të mirë, që do t’i jepte mundësinë për t’u rikthyer pas një mungese të gjatë në Champions League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button