Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore

Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që të veprojë në përputhje me Traktatin për Armë Bërthamore, një dokument i rëndësishëm për kontrollin e armëve për dekada.

“NATO-ja nuk dëshiron luftë të re të ftohtë, ne nuk dëshirojmë një garë armësh dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore”, ka thënë Stolteberg pasi takimeve me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov në Sofje, transmeton REL.

Muajin e kaluar, Uashingtoni ka pezulluar zyrtarisht të gjitha obligimet e parapara në Traktatin për Armë Bërthamore, që daton nga viti 1987.

Ky pakt ndalon zhvillimin dhe pozicionimin e raketave balistike me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë këtë hap pasi Uashingtoni dhe NATO-ja kanë akuzuar vazhdimisht Moskën për shkelje të këtij pakti, duke zhvilluar raketën 9M729, të njohur edhe si, SSC-8.

Rusia, e cila ka mohuar ndonjë shkelje, ka njoftuar se po ashtu do të braktisë këtë traktat.

“Raketat e reja ruse kanë kapacitet bërthamor, ato mund të arrijnë në qytetet evropiane, janë të vështira për t’u vërejtur andaj është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me paktin” ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se të njëjtën kohë, NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për një botë pa këtë Traktat dhe me më shumë raketa ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë në fjalimin e tij drejtuar kombit, muajin e kaluar, se nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa të reja në Evropë, atëherë Moska do të hakmerret duke pozicionuar armë të reja, të cilave do t’iu duhet shumë pak kohë për të arritur shënjestrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button