Është martuar këngëtari i njohur Ed Sheeran?

Një nga këngëtaret më të popullarizuar, Ed Sheeran, përveçse shumë vajzave në mbarë botën po ua “shkrin” zemrat me vargjet e këngëve të tij, ai ia shkriu zemrën edhe bashkëshortes së tij, Cherry.

Edhe pse spekulimet për martesën e tyre filluan në gusht të vitit të kaluar gjatë një interviste të cilën ai e dha për Access, për shkak të unazës në gisht, Ed i mohoi të gjitha dhe tha se ajo ishte “unaza e fejesës”. Tani, disa muaj më vonë, një burim për “The Sun” konfirmoi se çifti është martuar disa ditë para Krishtlindjeve në vitin 2018, dhe se ceremonia ishte e vogël, me vetëm disa njerëz të afërt. “Ishin vetëm 40 njerëz. Miqtë e tyre më të afërt. Pa Taylor Swiftin, pronarët e shtëpive diskografke ose ndonjë yll. Nuk donin ta bënin të madhe. Ishte një martesë e vogël dimërore”, tha ai, përcjell KOHA Ditore.

Image

T’ju rikujtojmë, Edi për fejesën e tij me të dashurën Cherry foli publikisht në janar të vitit të kaluar, duke thënë se e kishte gjetur të fejuarën. “E kam të fejuarën tashmë një kohë. U fejuam pak para Vitit të Ri. Jemi shumë të lumtur dhe të dashuruar, edhe macet tona janë gjithashtu të kënaqura”, zbuloi ai në atë kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button