Kolltukë dhe rroga tërheqëse për banorët e Maqedonisë në NATO me anëtarësimin e plotfuqishëm

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të paraqiten në konkurset për punë në NATO nën kushte të njëjta sikurse banorët e anëtareve tjera të Aleancës, kurse anëtarësimi i plotfuqishëm sjell edhe kuota të caktuara për punësim të personelit civil dhe ushtarak përzgjedhja e të cilit bëhet tek ne, transmeton META, përcjell Portalb.mk. 

Në “Gazetën zyrtare” është publikuar dekreti i presidentit Gjorgje Ivanov për përcaktim të dy oficerëve në pozicione në NATO dhe në Republikën e Francës. Gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski është vendosur për përfaqësues ushtarak i Republikës së Maqedonisë pranë NATO-s në Bruksel Në Francë për atashe i mbrojtjes Ivanov e ka caktuar kolonelin Mario Jurishiq.

Nga Ministria e mbrojtje shpjegojnë se në pajtim me procedurat e NATO-s, pjesa më e madhe e personelit civil që punon në trupat e NATO-s zgjedhet nëpërmjet konkursit të hapur që publikohet në ueb-faqen e Aleancës. Procedura zbatohet nga ana e shërbimeve kompetente të NATO-s.

“Financimi i kësaj kategorie të stafit nuk është përgjegjësi nacionale për shkak se financohet prej njërit nga buxhetet e NATO-s. Banorët e të gjitha vendeve anëtare mund të konkurrojnë nën kushte të barabarta – zyrtarisht nuk ekzistojnë kuota nacionale. Numër i caktuar (i vogël) i pozicioneve civile plotësohen me të ashtuquajturin Seconded Staff apo VNC (Voluntary National Contribution). Kjo është kategori e stafit civil të përzgjedhur sipas kritereve nacionale, financohet në nivel nacional dhe dërgohet me detyra në trupat e NATO-s në ato fusha ku ekziston “interes i caktuar nacional” i pozicioneve/vendeve të punës të dakorduara/përcaktuara me palët kompetente në NATO”, thonë nga Ministria e mbrojtjes.

Nga aty shtojnë se personeli ushtarak që dërgohet për detyra në trupat e NATO-s është përgjegjësi nacionale. Secili vende anëtar fitojnë kuota të caktuara të pozicioneve/vendeve të punës që duhet t’i plotësojë. Pozicionet zgjedhen në pajtim me kualifikimet e personelit ushtarak dhe nevojat e NATO-s. Kur një vend fiton pozitë të caktuar plotësimi i atij ai pozicioni bëhet përgjegjësi nacionale afatgjatë.

“Selektimi dhe financimi i personelit ushtarak, gjithashtu janë përgjegjësi nacionale. Rotacionet e personelit ushtarak parimisht janë në çdo tre vite. Pritet që në suazat e strukturës ushtarake të NATO-s, RFM do të fitojë 20 pozicione permanente për oficerë dhe nënoficerë dhe 1 pozicion të gjeneralit të brigadës, të cilin do ta kishte plotësuar në çdo rotacion të dytë”, informojnë nga Ministria.

Krahas kategorive të përmendura të personelit civil dhe ushtarak që punon në “detyra ndërkombëtare” në trupat e NATO-s ekziston kategori e stafit civil dhe ushtarak që punon në “detyra nacionale” në Misionin e përhershëm në Selinë e NATO-s në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës dhe dy Komandat strategjike të Aleancës – Komanda e Aleancës për operacione (ACO – Allied Command Operations) me seli në Mons, Mbretëria e Belgjikës dhe Komanda e Aleancës për transformime (ACT-Allied Command Transformation) me seli në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

“Planifikohet që numri i personelit në Misionin në Bruksel të jetë deri 15 persona (personale civil dhe ushtarak, nëpunës administrativ, oficerë dhe nënoficerë), në Mons planifikohet të dërgohen deri në 6 persona personel ushtarak – oficerë dhe nënoficerë dhe 1 oficer në Norfolk. Përzgjedhja dhe financimi i kësaj kategorie të personelit është përgjegjësi nacionale. Procedura e brendshme e selektimit zhvillohet në suaza të Ministrisë, kurse zgjedhjen përfundimtare e bën ministri i mbrojtjes.  Me propozim të Ministrisë, kryetari miraton dekret për përfaqësuesin ushtarak në NATO me gradë gjeneral”, shpjegojnë nga Ministria.

Përndryshe, pagat për vendet e punës në NATO që gjenden Belgjikë shkojnë prej 2.729 deri 23.273 euro, varësisht nga shkalla e vendit të punës.

Sipas strategjisë fiskale të Republikës së Maqedonisë për 2019-2021, Ministria e financave parasheh që buxheti i mbrojtjes të rritet rreth 200 milion denarë ose 3,2 milion euro në nivel vjetor në tre vitet e ardhshme. Mbrojtja deri në vitin 2024 duhet të fitojë dyfishin e buxhetit, që duhet të jetë 2 përqind e bruto prodhimit të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button