Golashënuesit më të mëdhenj në histori të El Clasicos – Messi, Ronaldo dhe të tjerët

Ylli argjentinas, Lionel Messi është golashënuesi më i madh në histori të El Clasicos apo ndeshjes mes dy skuadrave më të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës.

Barcelona fitoi me rezultat 3-0 ndeshjen e dytë të Copa del Rey ndaj Real Madridit në Bernabeu duke u kualifikuar në finale, ndërsa dy klubet janë duke u përgatitur për një tjetër El Clasico këtë mars, transmeton Telegrafi.

Ky është një nga rivalitetet më të mëdha në futboll dhe aty kanë luajtur disa nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Ikona të tilla si Ferenc Puskas, Alfredo Di Stefano dhe Raul ndezën El Clasicos në vitet e kaluara, ndërsa Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin bërë pika kryesore në kohët e fundit.

Përpara ndeshjes së madhe të vlefshme për La Liga, portali i njohur Goal.com i hodhi një vështrim golashënuesve të të gjitha kohërave në historinë e El Clasicos.

Pa dyshim emri i parë në listë është ai i Messit, i cili ka shënuar plot 26 gola në emrin e tij për Barcelonën kundër Real Madridit.

Mesatarja e yllit argjentinas në ndeshjet derbi midis rivalëve është e pakrahasueshme dhe ai udhëheq me një distancë të konsiderueshme.

Ronaldo nuk vjen as afër pasi portugezi ka vetëm 18 gola në El Clasico, aq sa ka edhe ikona e Real Madridit, Alfredo Di Stefano.

Pas tyre vjen Raul me 14 gola në El Clasico, ndërsa nga lojtarët aktiv më listë gjenden Luis Suarez me 12 gola dhe Karim Benzema me nëntë sosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button