Organizatat Civile të Maqedonisë kërkojnë miratim urgjent të propozim-Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Propozim-Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi tashmë tetë muaj është bllokuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, miratimi i tij në mënyrë arbitrare zvarritet,  i privon qytetarët nga mekanizmat efektiv dhe efikas që do t’i mbrojnë nga diskriminimi me të cilin çdo ditë përballen në fusha të ndryshme, kështu reaguan Shoqatat Civile të Republikës së Maqedonisë sot para Kuvendit,  transmeton Portalb.mk.

Zgjidhja e deritanishme, thonë ata,  nuk e realizon qëllimin, gjegjësisht nuk kontribuon drejt mbrojtjes efikase dhe efektive nga diskriminimi. Mungesat e gjetura në Ligjin ekzistues janë tejkaluar me propozim ligjin që parasheh profesionalizim të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, kritere më të rënda për zgjedhje të komisionarëve, zgjedhje publike të komisionarëve, afate praktike të procedurës për mbrojtje nga diskriminimi, përforcimin e pavarësisë të këtij trupi dhe rritjen e kompetencave. Me ligjin parashihet edhe lirim nga pagesa e harxhimeve për taksi gjyqësor për qytetarët që do të iniciojnë procedurë për diskriminim dhe mundësohet padi për mbrojtje nga interesi publik. Në propozim ligjin përfundimisht janë shtuar orientimi gjinor dhe identitet i gjinisë si bazë për diskriminim, ndërsa janë zgjeruar dhe i rregulluar format e diskriminimit.

Shoqatat Civile, foto: Borçe Popovski

“Theksojmë se miratimi i Ligjit është i domosdoshëm për ndërtimin e shoqërisë së barabartë dhe gjithëpërfshirëse, në të cilën nuk do të heshtet para diskriminimit. Romët, gratë, personat me pengesa, personat e LGBTI-së, qytetarët e varfër dhe socialë, etnitetet e ndryshme, punëtoritë seksuale, njerëzit që jetojnë me HIV, njerëzit që përdorin drogë dhe grupet e mbetura të pacientëve, përballen me margjinalizimin si pasoja nga praktikat diskriminuese të institucioneve dhe paragjykimet nga ana e rrethit.

Me shtyrjen dhe bllokimin e miratimit të këtij ligji, Kuvendi e kërcënon edhe procesin e integrimeve evropiane. Komisioni Evropian kërkon ndryshim të Ligjit në pajtim me standardet e të drejtës evropiane prej vitit 2011. Ambasadat që e përkrahin Maqedoninë në integrimet evropiane thanë se miratimi i Ligjit është kusht për raport pozitiv të Maqedonisë edhe për fillim të negociatave”, thonë në reagim.

Propozim ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, siç është përkrahur nga Kuvendi, tashmë ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venedikut që është edhe një konfirmim për kualitetin e propozimit dhe dobitë që do t’i sjellë ky ligj për qytetarët e shtetit.

Organizatorët dhe përkrahës të këtyre kërkesave janë 100 shoqata, lidhje,  fondacione dhe rrjete të organizatave civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button