Skandali me Fondin Pensional, Prokuroria vazhdon hetimin, por nuk jep detaje

Prokuroria Publike vazhdon hetimin, por nuk jep informata të detajuara lidhur me hetimin rreth skandalit me mostransferimin e kontributeve të rreth 12 mijë qytetarëve në shtyllën e dytë të sigurimit pensional invalidor, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup në procedurën parahetimore vazhdon të punojë në konstatimin e fakteve dhe kontrolleve në gjetjet e padisë penale të dorëzuar. Në atë drejtim, po mblidhen dëshmitë verbale dhe materiale, pas së cilës do të dorëzohet vendim prokurorial”, thonë shkurt nga Prokuroria për Portalb.mk.

Rastin fillimisht  ka paraqitur në Prokurori ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska. Pas nisjes së hetimit, ministrja është ftuar në Prokurori që të dëshojë në lidhje me rasti në fjalë.

“Në deklaratën e saj ka dhënë njohuri të caktuara në lidhje me gjetjet në paraqitjen duke mos e theksuar identitetin e kryerësit të mundshëm të veprës penale. Prokurori kompetent ka kërkuar nga dorëzuesi i paraqitjes që plotësisht të dorëzojë prova materiale të cilat i ka përmendur në dëshminë e saj. Vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve tjera për kontrollim të gjetjeve në paraqitje. Prokurori kompetent nga Enti Shtetëror për Revizion do t’i kërkojë raportet e përgatitura për kryerjen e revizionit në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në periudhën kritike, ndërkaq në pyetje do të thirren edhe përfaqësuesit e Fondit që të japin sqarimin e tyre në lidhje me të thënat në paraqitje”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual,

LEXO: Analizë: Qindra miliona euro në fondet private të pensioneve – si ruhen paratë e punonjësve të siguruar?
LEXO: Prokuroria e ftoi ministren Carovska për kallëzimin penal me pensionet në Fondin Pensional
LEXO: ASH: Kjo mund të jetë skema e Fondit për kthimin e parave në skandalin e pagesës së pensioneve
LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional
LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button