Pasaktësi dhe gabime në “Vreme” të Beogradit: Analizë me “ekspertizë” të çuditshme

Revista politike serbe, me renome, “Vreme” në numrin 1,468, që është botuar më 21 shkurt publikoi një analizë mbi situatën në Maqedoni “Poen për NATO-n, demokracia si “dëm kolateral” nga Gjorgje Vukadinoviq, deputet në parlamentin serb dhe redaktor i revistës politike “Nova srpska politiçka misao” (“Mendimi i ri politik serb”), që përmban disa pasaktësi dhe gabime, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Duke shkruar për krizën midis Maqedonisë dhe Greqisë gjatë 28 viteve të fundit, dhe për zgjidhjen e saj, Vukadinoviq bën disa të lëshime që vërehen menjëherë, lëshime të cilat me të vërtetë janë të pafalshme për një analist politik të meshtebit të tij

Vukadinoviq shkruan për “referendum të dështuar”, duke harruar se referendumi në Maqedoni për Marrëveshjen e Prespës, së pari ishte konsultativ, pastaj tërhoqi 666,000 votues prej të cilëve 91,46 për qind kanë votuar për pranimin e Marrëveshjes së Prespës.

Autori thotë se “antikizimi” në Maqedoni ka filluar “që nga fillimi i kontestit me Greqinë”, duke harruar se “antikizimi” filloi para dhjetë vitesh nga viti 2008, me ndryshimin e emrit të aeroportit të Shkupit, autostradës dhe me fillimin e episodit të monumenteve të figurave antike me projektin “Shkupi 2014”.

Vukadinoviq shkruan se në Maqedoni autostrada dhe aeroporti mbajnë emra antikë, edhe pse ato janë riemëruar menjëherë pas fillimit me punë të kabinetit qeveritar të ri të udhëhequr nga Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button