Tmerri i stacioneve lokale hekurudhore: të shkatërruara, të ftohta, të errëta, pa pajisje

Pa ngrohje, të zbrazëta, pa drita dhe me interier të shkatërruar – është gjendja e shumicës së stacioneve hekurudhore në Maqedoni. Veçanërisht është e keqe gjendja e objekteve që ndodhen përgjatë vijave hekurudhave Veles – Koçan dhe Shkup – Kërçovë, si dhe stacionet hekurudhore që gjenden në zonat më të vogla rurale. Qytetarët nga Kërçova, Gostivari, Tetova, Shtipi, Koçani dhe Kumanova udhëtojnë çdo ditë nga stacione që janë në gjendje të shkatërruar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Me fonde të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, në vitet e fundit tërësisht janë rindërtuar 11 stacione hekurudhore përgjatë Korridoreve 10 dhe 10d, duke e përfshirë edhe stacionin hekurudhor – Shkup. Megjithatë, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se me punën e realizuar janë rindërtuar vetëm një e nënta e numrit të përgjithshëm të stacioneve hekurudhore në vend.

Hyrje në dhomën e pritjes në stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Shkup-Veles
Hyrje në dhomën e pritjes në stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në hekurudhën Shkup-Veles

Sipas përllogaritjeve statistikore trafiku hekurudhor i pasagjerëve në vitin 2017 është kryer nga gjithsej 95 stacione. Ministria e transportit dhe lidhjeve informon se në radhë mund të jetë rindërtimi i objekteve hekurudhore që gjenden përgjatë vijës hekurudhore Shkup – Kërçovë.

Po përgatitet një para–studim i fizibilitetit për të përmirësuar gjendjen e korridorit hekurudhor 8. Jo më vonë se në tremujorin e tretë të këtij viti do të hartohet dokumenti, i cili po përgatitet me mjete të grantit të siguruar përmes Instrumentit të kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor.

“Rezultatet e kësaj analize do të tregojnë aktivitetet që do të duhet të realizohen në këtë seksion, në aspektin e infrastrukturës”, thanë për “Meta” nga Ministria e  transportit dhe lidhjeve.

Edhe Qyteti i Shkupit tashmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të bëjë përpjekje për të rigjallëruar stacionet hekurudhore në territorin e metropolit, me çka do t’iu mundësojë qytetarëve që më lehtë të përdorin trenin si mjet transporti.

Autoritetet e qytetit do të përfshiheshin në ndërtimin e rampave dhe shtigjeve të reja për biçikleta deri te këto stacione hekurudhore. Megjithatë, aktualisht nuk ka afate konkrete për rinovimin e këtyre objekteve.

Në fund të majit 2018 u promovuan stacionet hekurudhore, plotësisht të rindërtuara me fondet e siguruara nga BE-ja. Stacioni hekurudhor në Shkup, përmes programit IPA, u rindërtua me 2.6 milionë euro, ndërsa me 2,5 milion plotësuese u realizua edhe restaurimi i plotë i objekteve të Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura në Manastir, Gjevgjeli, Demir Kapi, Gradsko, Veles, Çashkë, Prilep, Negotinë, Tabanovcë dhe Bogomillë.

Реконструирана железничка станица во Демир Капија (1)
Një nga stacionet e rindërtuar – Demir Kapija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button