Kuvendi i Maqedonisë sërish e ka shtyrë interpelancën kundër ministrit Spasovski

Kuvendi e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe sot e ka shtyrë interpelancën për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Në seancën e Kuvendit, interpelanca ishte pika e tretë në rend dite, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se për shkak se në Kuvend janë caktuar disa komisione, interpelanca do të shtyhet për një ditë tjetër.

Njëzeteshtatë deputetë të opozitës së VMRO-DPMNE-së kanë ngritur interpelancë kundër Spasovkit për shkak se, siç thuhet në interpelancë, ministri e kryen punën në mënyrë të pavetëdijshme, joprofesionale, selektive dhe në drejtim të majës së politikës së tij si dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Ata në interpelancë i kanë numëruar të gjitha skandalet që e kanë goditur muajt e fundit MPB-në, siç janë vrasja e ish-lojtarit Martin Janushev, vrasja para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, personat e humbur dhe probleme të ngjashme me të cilat është përballë MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button