“Edelvajs” paralajmëroi fluturime Cyrih-Ohër nga prilli i këtij viti

Kompania ajrore zviceriane “Edelvajs” njoftoi se nga 6 prilli i këtij viti do të fluturojë dy herë në javë në linjën Cyrih – Ohër dhe anasjelltas.

“Edelvajs” do të qarkullojë në linjën  nga Cyrihu deri në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” çdo të shtunë, ndërsa nga korriku e deri në gusht edhe çdo të martë, transmeton MIA.

Në linjë do të qarkullojë aeroplani i tipit “Erbas A 320”.

Në tregun e Maqedonisë “Edelvajs” tashmë operon nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit prej ku fluturon deri në Cyrih dhe anasjelltas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button