Filloi zhvendosja e deponisë së Shutkës, sot qytetarët e Vizbegut takohen me krerët institucional

Pas shkrimeve të njëpasnjëshme nga redaksia e Portalb.mk, dje Komuna e Shuto Orizares dhe Butelit kanë filluar pastrimin e deponisë së egër.

Siç paralajmëroi kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, deponia e egër do të zhvendoset në deponinë Drislla.

Nga ana tjetër, Portalb.mk mëson se sot do të realizohet takim ndërmjet banorëve të Vizbegut dhe krerëve komunal të Shuto Orizares, Butelit dhe të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, deponia e egër (mbetjet e hedhura) në pjesën ndërmjet komunës Shuto Orizare dhe Vizbeg ka disa ditë që është djegur. Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush në një prononcim për Portalb.mk ka njoftuar se është informuar për djegien e deponisë, dhe se e njëjta është siguruar. Sipas Dudushit deponia është duke u djegur nga të miturit, dhe të njëjtit nuk i kap Ligji.

Ndryshe, në Shuto Orizare nuk është problemi vetëm me këtë deponi të egër, pasi të ngjashme shihen edhe afër shtëpive të banuara. Portalb.mk para disa ditësh alaramoi edhe për kanalizimet e hapura të kësaj komune dhe për mungesën e një plani urbanistik.

Qytetarët ekzistimin e deponive të egra duhet ta denoncojnë te numri 3216644 (Higjiena Komunale), e kurse djegien e tyre te numri 193 (Qendra për Kundërzjarr).

LEXO: Djegia e deponisë në Shutkë: Nuk janë kapur njerëzit, nuk do të ketë përgjegjësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button