Shakira është ftuar në gjykatë për evazion fiskal

Gjykata spanjolle e cila është duke hetuar Shakirën për shmangie të mundshme të tatimit prej 14.5 milionë euro, ka ftuar yllin e popit të dëshmojë në mesin e qershorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët akuzuan këngëtaren kolumbiane se nuk ka paguar taksat në Spanjë në periudhën nga viti 2012 deri në 2014, kur ajo jetonte kryesisht në këtë vend, megjithëse kishte vend-qëndrim zyrtar në Panama.

Prokurorët theksojnë se këngëtarja e cila ka lindur në Kolumbi ka fshehur të ardhurat e saj përmes 14 parajsave tatimore.

Departamenti për marrëdhënie me publikun të Shakirës në Spanjë tha se këngëtarja i kishte paguar të gjitha borxhet e saj tek autoritetet tatimore lokale.

Ata shtuan se Shakira do të dëshmojë më 12 qershor në gjykatën në Esplugues de Llobregat në provincën e Barcelonës, ku jeton me futbollistin Gerard Pique dhe fëmijët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button