Maqedoni, do të ndahet Çmimi Shtetëror për të Drejtat e Njeriut

Në Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga viti 2019-të, për çdo 10 tetor do të ndahet Çmimi Shtetëror për të Drejtat e Njeriut. Këtë vit çmimi do t’i ndahet Meto Jovanovskit, transmeton Portalb.mk.

“Dje e kemi shqyrtuar edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për çmime shtetërore, ku janë siguruar mjete për ndarjen e Çmimit Shtetëror për të Drejtat e Njeriut për Meto Jovanovskin që do të ndahet më 10 tetor, në Ditën e Botërore për të Drejtat e Njeriut”, tha në konferencë për media zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Meto Jovanovski ka lindur në vitin 1946, në fshatin Pehçevë të Maqedonisë së Veriut. Ai është aktor i teatrit, filmi dhe televizionit.

Përndryshe, në seancën e njëjtë qeveritare ka kaluar edhe Ligji për regjistrimin e popullsisë, pakoja  e ligjeve për digjitalizimin e administratës publike dhe është emëruar drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve (Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe)

Meto Jovanovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button