Arsovski: Shahpaska i ka punësuar kunatën dhe dhëndrin e saj
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për media edhe sot vazhdoi me prezantimin e punësimeve të familjarëve nga radhët e funksionarëve të LSDM-së, transmeton Portalb.mk.
“Epidemia e nepotizmit pothuajse nuk ka funksionar të shtetit që nuk e ka infektuar. Përcjellët vetëm te familjarët dhe atë fortë të funksionarët e lartë të LSDM-së. Familjarët e tyre janë njerëzit që punësohen për rroga mbimesatare sikur të mos ketë mijëra qytetarë tjerë në shtet që janë pa punë dhe kërkojnë punësim”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.
Ai i prezantoi edhe punësimet e tjera të familjarëve të funksionarëve të LSDM-së.
“Jagoda Shahpaska me siguri e këshilluar nga kolegët e saja Mira Dizel, Mileva dhe Tanja Kovaçev, i ka punësuar dhëndrin e saj dhe kunatën e saj.
Jagoda e ka punësuar kunatën e saj, gjegjësisht motrën e bashkëshortit të saj, Maja Dvojakovska në Komunën e Berovës, ndërsa bashkëshortin e kunatës, Antonio Dvojakovski në Pyjet e Maqedonisë me marrëveshje në vepër.
Edhe ish-anëtari i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski e ka punësuar kushërirën e parë Emiliën në Komunën e Berovës. Nuk ka se çfarë të thuhet tjetër. I gjithë opinioni e pa fytyrën e LSDM-së. Ndryshe kanë folur para zgjedhjeve, ndryshe kanë vepruar tani”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
- LEXO: VMRO-DPMNE: Kemi rast të ri të nepotizmit, të cilit mund t’ia ketë lakmi edhe Mira Dizel
- LEXO: Maqedoni, 5 ndërmarrjet më të mëdha shtetërore kanë të punësuar më shumë se ARM-ja (INFOGRAFIK)
- LEXO: Punësimet partiake, Merko e ka punësuar vajzën e tij në “Sistemin Kolektor”
- LEXO: Kundërspin: Si çdo funksionarë, edhe Bekteshi mund të ndikojë në punësimin e familjarëve
- LEXO: Bashkëshorti dhe vëllau i deputetes Mira Stojçevska kanë dhënë dorëheqje, por djali i saj ende është i punësuar në ELEM
- LEXO: Punësimet familjare, Zaev: Dorëheqjet vlejnë edhe për BDI-në
- LEXO: Nëna e Kostadinovit nga LSDM-ja do të japë dorëheqje nga vendi i punës