Ylber Sela është emëruar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

Dje, në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ylber Sela është emëruar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve (Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe), transmeton Portalb.mk.

Seanca qeveritare ka mbaruar në orët e para pas mesnate, ndërkaq për emërimin e Selës sot do të njoftojnë nga shërbimi medial i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Më konferencën për media, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha sqaroi se emërimi është realizuar, pasi që konkursi është hapur para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale.

“Qeveria e RMV-së e emëroi Ylber Selën për drejtor të Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Emërimi është bërë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, sepse konkursi për zgjedhje të Drejtorit të Agjencisë  është hapur para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale”, tha Hoxha.

Ylber Sela ka doktoruar në shkencat sociale, në Universitetin e Vjenës, ndërkaq ka ligjëruar në Universitetin e Tetovës dhe Evropës Juglindore.

Përndryshe, konkursi për drejtor të Agjencisë ka mbaruar më 13 shkurt, dhe në të kanë aplikuar 18-të persona. Shqyrtimi i aplikacioneve është realizuar nga Komisioni Kuadrovik në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë, në përbërje të ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spavoski, ministrit të Ekologjisë, Sadullah Duraki dhe zëvendëskryeministrit për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

Përndryshe, me emërimin e Ylber Selës hapet edhe rruga e themelimit të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, me këtë edhe zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin nis përdorimi i gjerë i gjuhës shqipe në Maqedoni, në institucionet e pushtetit qendror, dhe institucionet e pushtetit lokal ku shqiptarët janë mbi 20 për qind. Krahas Agjencisë, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve parashihet edhe formimi i Inspektoratit i cili do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

LEXO: Maqedoni: Formimi i Agjencisë për Gjuhën Shqipe, pas zgjedhjeve presidenciale

LEXO: Bashkë me emrin e ri, në shqip do të shkruhen edhe tabelat në tre vendkalime kufitare

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parasheh që më së voni pas 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit më 15 janar të 2019-s, të gjitha institucionet e pushtetit lokal ku më së paku 20% e qytetarëve janë shqiptarë. Nëse e njëjta nuk ndodh me tabelat deri pas gjashtë muajve, dhe me aktet nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës.

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëveu publikua në Gazetën Zyrtare pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk e dekretoi të njëjtin.

LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve: Për gjashtë muaj institucionet në Maqedoni duhet të flasin në gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button