Zaev: Shprehim pakënaqësi dhe revoltë të madhe për seancën e Veljanovskit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se Kuvendi dje është dashur të ndjek praktikën e deritanishme në lidhje me  marrjen e imunitetit të deputetit të Trajko Veljanovskit. Me këtë, konsideron, do të tregohej se të gjithë janë të barabartë dhe do të lihej mundësi që gjykata të vendosë, transmeton Portalb.mk.

“Procedurat dhe rregullat patjetër duhet të vlejnë për çdo deputet njësoj pa dallim se a është ish-kryetar i Kuvendit ose jo, duam që qytetarëve t’u japim porosi se të gjithë janë të barabartë para ligjit, ndërsa tjetra është punë e gjykatës. Në lidhje me këtë që ndodhi shprehim pakënaqësi dhe revoltë të madhe”, tha Zaev.

Ndryshe, me zënkë para mikrofonave të fikur dhe skenar që askush nuk e kishte të qartë që filloi 3 minuta para mesnate dhe zgjati deri sa skadoi afati i votimit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën kuvenore dhe aspak nuk u votua për marrjen e deputetit të të dyshuarit, Trajko Veljanovski.

LEXO: “Imuniteti i Veljanovskit”, Xhaferi – LSDM-së: Nuk u përgjigjem juve, por popullit
LEXO: LSDM: Xhaferi të tregojë pse e ndërpreu seancën për heqjen e imunitetit të Veljanovskit?
LEXO: LSDM e bojkoton Xhaferin, Zekiri: BDI e shpëtoi Veljanovskin që edhe ai t’i shpëtojë ndonjëherë
LEXO: Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Veljanovskit
LEXO: Maqedoni, Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button