LSDM e bojkoton Xhaferin, Zekiri: BDI e shpëtoi Veljanovskin që edhe ai t’i shpëtojë ndonjëherë

Nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski sot nuk është paraqitur në koordinimin e rregullt te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërkaq grupi i deputetëve të LSDM-së ka refuzuar të shkojë në dy seancat plenare të caktuara për sot, në shenjë revolte pasi që Xhaferi e shkeli afatin dhe nuk e vendosi në votim marrjen e imunitetit të ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, informojnë nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

Xhaferi sot heshtë, ndërkaq Kuvendi vetëm kumtoi se janë anuluar të dy seancat plenare.

“Kjo nuk është çështje e Kuvendit, por e Gjykatës. Kuvendi duhej që në afat prej tre ditëve të deklarohet për kërkesën për paraburgim të Veljanovskit. Por, Xhaferi nuk e vendosi në votim kërkesën për marrjen e imunitetit të Veljanovskit. Në 00:01 është ditë e re. Xhaferi me keqpërdorimin e Rregullores nuk miratoi ditë të re. Çdo votim në ditën e re është verifikim i vendimit i cili mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët e LSDM-së sot nuk do të shkojnë në seanca. Nuk duam që të jemi alibi për normalitet, se kjo çfarë ndodhi mbrëmë është marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së”, informojnë jo-zyrtarisht nga LSDM.

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka akuzuar BDI-në se e kanë shpëtuar Veljanovskin, me shpresë që siç thotë ai, t’i shpëtojë edhe Veljanovski ndonjëherë.

“Talat Xhaferi dhe DUI duhet t’i sqarojnë opinionit pse e shpëtuan pobratimim e tyre Trajko Veljanovski?!!!…
E SHPËTUAN për të shpresuar se VMRO do t’i “SHPETOJË” ndonjëherë tjetër apo???…
Populli thotë çdo e keqe ka një të mirë… Opinioni në vend edhe njëherë e pa fëtyrën e vërtetë të këtij subjekti politik.
Në një hadith Muhamedi a.s ka thënë : “Nëse nuk turpërohesh bej ç’të duash”.

P.S
DUI 2014 =153.000
DUI 2016 = 86.000
DUI 2019 = …”, shkruan Zekiri.

LEXO: Xhaferi me zënka e kaloi afatin për votim dhe e ndërpreu seancën për marrjen e imunitetit të Veljanovskit

Ndryshe, me zënkë para mikrofonave të fikur dhe skenar që askush nuk e kishte të qartë që filloi 3 minuta para mesnate dhe zgjati deri sa skadoi afati i votimit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën kuvenore dhe aspak nuk u votua për marrjen e deputetit të të dyshuarit, Trajko Veljanovski. Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko veljanovski është një nga gjashtë të dyshuarit për kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë në hetimin më të ri të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për sulmin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017, ndërsa për të kërkohet paraburgim për shkak mundësisë për ikje dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

Zënka e Talat Xhaferit me deputetët e VMRO-DPMNE-së, dhe pastaj me deputetin Muhamed Zekiri nga LSDM-ja e kaloi afatin e mesnatës për votim, dhe dy minuta pas mesnate Xhaferi i nervozuar tha “e mbyll seancën” dhe u largua nga ulësja e kryetarit. Askush nuk e pati të qartë pse Xhaferi lejoi që të kalojë afati dhe të mos e vendos në rend dite pikën e votimit për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit.

LEXO: Maqedoni, Komisioni amë nuk ia hoqi imunitetin deputetit Trajko Veljanoski
LEXO: Më së voni për tre ditë Kuvendi do të diskutojë imunitetin e Veljanovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button