Qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar për një vit 35.000.000 euro në Bansko

Iniciativa Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” nëpërmjet një postimi në facebook lajmëroi sot se sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) qytetarët e Maqedonisë bazuar në transaksionet bankare, kanë harxhuar 35.000.000 euro brenda një viti në qendrën e skijimit Bansko në Bullgari, njofton Portalb.mk.

Duke e pasur parasysh rënimin dhe keqmenaxhimin e Kodrës së Diellit, si dhe mungesën e investimeve, anëtarët e iniciativës shprehen të revoltuar me menaxhuesit pasi tërë ky fitim mund të kishte shkuar në Kodrën e Diellit, dhe se në një sezonë dimërore bizneset vendase do të mund të akumulonin mbi 300.000.000 euro qarkullim sezonal.

Sipas tyre, harxhimet mesatare ditore në qendrat përreth, për kokë turisti janë rreth 110 euro në 24 orë.

Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit.

Ndryshe, dy qendrat e skjimit në Bullgari, Bansko dhe Borovec, ndonëse ishin më pak të njohura atëherë kur Kodra e Diellit kishte nam botëror, janë zhvilluar hovshëm vitet e fundit, dhe tani po përjetojnë “shkëlqimin” më të madh që kanë pasur deri tani. Madje, falë përparësisë krahasuese që kanë, kostove të ulëta, ato garojnë me qendrat e skijimit në Francë dhe Zvicër.

LEXO:Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm
LEXO: Këta janë emrat që ndër vite kanë menaxhuar me Kodrën e Diellit (FOTO)
LEXO: Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO: Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe
LEXO: Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)
LEXO: Në Komunën e Tetovës u prezantua plani detal urbanistik për Kodrën e Diellit i cili shkaktoi reagime negative
LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)
LEXO: Mungesa e parkingut në Kodrën e Diellit, qytetarët detyrohen të ecin nga 3km
LEXO: Kodra e Diellit, ministri Bekteshi: Njëri opsion është të shkojmë në partneritet publik-privat
LEXO: Qeveria e Maqedonisë: Do të merret vendim për Kodrën e Diellit pasi të përfundojë analiza e ELEM TURS-it

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button