Kontroll i MPB në Shkup: 26 shoferë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit

Departamenti i Sigurisë së Trafikut Rrugor në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, mbrëmë nga ora 23.00 deri në orën 05.00 ka kryer kontroll të zgjeruar të veprimit për zbulimin e shoferëve që ngasin makinën nën ndikimin e alkoolit, në territorin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

Nga policët janë kontrolluar gjithsej 159 shoferë, nga të cilët 26 ishin nën ndikimin e alkoolit.

Nga Ministria e Brendshme thonë se gjatë kontrolleve janë zbuluar më shumë se 50 vepra të tjera. 69 shoferë kanë kaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjete, kurse nga ana e policisë janë lëshuar urdhërpagesa të detyrueshme rrugore. Gjithashtu, janë gjetur 46 kundërvajtje të tjera, për të cilat janë lëshuar 29 urdhërpagesa të obligueshme dhe 17 urdhërpagesa për kundërvajtje.

Në vetëm një natë në Shkup, nga “merimanga” u tërhoqën 27 automjete të parkuara keq, kryesisht në rrugët “Dimitrija Cupovski” dhe “Jordan Mijalkov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button