Pence do të udhëtojë në Kolumbi pas ngjarjeve të dhunshme

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka planifikuar takimin e parë me liderin opozitar të Venezuelës Juan Guaido në Kolumbi të hënën,transmeton REL.

Të shtunën, trupat ushtarake që veprojnë nën urdhërat e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, kanë bllokuar kalimin e kamionëve me ndihmë humanitare në kufirin me Kolumbinë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, si pasojë e së cilës mbetën të vdekur dy protestues.

Pas këtyre ngjarjeve, Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione që nga dita e hënë duke bërë shkurtimin e qasjes në të hyra të Qeverisë Maduro. revenues.

Pence do të udhëtojë në Bogota për tu takuar me grupin e liderëve rajonal që e njohin Guaidon si president legjitim të vendit, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale në vitin e kaluar ishte konsideruar i manipuluar.

Maduro ka kundërshtuar deklaratat se ka mungesë të ushqimit dhe barnave në Venezuelë duke shtuar se kjo situatë është krijuar vetëm për të sulmuar qeverisjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button