Rasti i 29-vjeçarit që ndërroi jetë nga sepsa, u deklaruan nga Inspektorati Shëndetësor

Pasi një mashkull 29-vjeçar ndërroi jetë nga sepsa e marrë pas operacionit në një spital privat, dje Inspektorati Shtetëror Sanitar-Shëndetësor (ISHSSH) ka realizuar kontroll inspektues të jashtëzakonshëm në një ordinancë të specializuar për kirurgji plastike “K. Mitanoski”, e lokalizuar në komunën e Aerodromit, transmeton Portalb.mk.

Nga Inspektorati thonë se salla në të cilën është operuar i ndjeri 29-vjeçar, ka qenë e lëshuar në përdorim të përkohshëm për Xvonko Nikollovskin nga “Janita”, sepse bartësi i veprimtarisë është në pension.

“Në momentin e inspektimit, ordinanca është gjetur e mbyllur, dhe me telefon është thirr pronari i cili e bart veprimtarinë, në bazë të pëlqimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. I njëjti është në pension, dhe nuk ka punësuar kuadër tjetër në ordinancë. Gjatë kontrollit, nga drejtori është treguar se sallën e operacionit, ia ka dhënë për shfrytëzim doktorit Xvonko Nikollovski nga Institucioni Shëndetësor Privat “Janita” në Shkup. Pacienti i ndjerë është trajtuar në këtë sallë”, thanë nga ISHSSH-ja.

Nga Inspektorati, për objektin në fjalë është vendosur ndalesë për kryerje të veprimtarisë shëndetësore, dhe është vendosur lentë, kurse gjatë ditëve në vijim, do të realizohen edhe masa dhe procedura të tjera inspektuese.

Përndryshe, 29-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e enjte, rreth orës 18:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Pacienti në “8 Shtatori” është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh, si pasojë e sepsës (helmimit të gjakut) së marrë pas intervenimit në njërin nga spitalet private në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button