Kosova e moçme dokumentohet në profilin e profesorit norvegjez (FOTO)
Profesori i gazetarisë në Universitetin e Oslos, Kenneth Andresen, së fundmi ka publikuar disa fotografi të cilat janë shkrepur nëpër qytetet shqiptare dhe që datojnë që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.
Në llogarinë e tij në Twitter, profesori norvegjez ka publikuar koleksionin e tij të qyteteve të vjetra kosovare në të cilat mund të vërehen shqiptarët me veshjet kombëtare, transmeton Klan Kosova.
Njëra ndër fotografitë më të veçanta të këtij koleksioni është ajo e fëmijëve me skia e cila besohet të jetë shkrepur në afërsi të Brezovicës në vitin 1938.
Për t’i parë të gjitha fotografitë që profesori Andresen i ka publikuar, vizitojeni llogarinë e tij të Twitter-it.
As a Norwegian, I like this photo from my collection 🙂 «Skiing in the Sharr Mountains» (written on the back) , probably close to Brezovica in Kosovo. Original photography from 1938. Note the short skis. #kosovo pic.twitter.com/acVfj6ufMH
— Kenneth Andresen (@kennethandresen) February 20, 2019