Kosovë, kryeministri Haradinaj: 40 serbë duan të jenë pjesë e Ushtrisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë shantazhit dhe instumentalizimit nga Beogradi po i vjen fundi.

Ai e mbështetë këtë në faktin e integrimit të serbëve në të gjitha strukturat e Kosovës.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”.

LEXO: Presidenti Vuçiq porositi serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button