Filip Riker do të jetë zëvendës ndihmës-sekretar i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi

Ish ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Filip Riker, sipas medias greke “Katimerini” është zgjedhur zëvendës ndihmës-sekretar i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, transmeton Portalb.mk.

Diplomati 45-vjeçar, Filip Riker do ta zëvendësojë Ves Miçelin, i cili e pasoi Hojt Brajan Jinë.

Diplomati Riker funksionin do ta marrë pas një muaji, ndërkaq paraprakisht ka qenë aktiv në Komandën e Evropës së SHBA-së në Shtutgard.

Para emërimit nga Xhorxh Bushi si ambasador në Maqedoni, Rikeri ka punuar për dy vjet (1997-1999) në sektorin për marrëdhënie me publikun, në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Gjatë periudhës kohore 2011-2013, diplomati Filip Riker ka qenë zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror, përgjegjës për çështje evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button