Opozita egjiptiane kërkon nga BE bojkotimin e samitit arabo-evropian

Figurat e opozitës egjiptiane u kanë bërë thirrje udhëheqësve evropianë të bojkotojnë samitin arabo-evropian, që është planifikuar të mbahet të dielën në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, për të protestuar ndaj ekzekutimit të kësaj jave të nëntë të dënuarve të rinj nga autoritetet egjiptiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Figurat e opozitës egjiptiane apeluan në një letër të dërguar Parlamentit Evropian, shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, kryeministres britanike, Theresa May, si dhe disa udhëheqësve të tjerë evropianë.

“Pjesëmarrja juaj në këtë samit do t’i japë vetëm më shumë legjitimitet Abdel Fattah al-Sisit (presidentit egjiptian) dhe ta inkurajoj atë që të vazhdoj politikat e tij”, thuhet në letër.

Nënshkruesit e dokumentit po ashtu paralajmëruan se regjimi i al-Sisit do të vazhdoj në këtë drejtim për dënimin me vdekje në mungesë të masave ndëshkuese.

Dokumenti është nënshkruar nga ish-ministri i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Amr Darraj, ish-kandidati presidencial dhe avokat i të drejtave të njeriut, Ayman Nour, ish-ministri i Punëve Parlamentare, Mohamed Mahsoub, si dhe aktivisti i shquar Mohamed Suldan.

Të mërkurën, autoritetet egjiptiane ekzekutuan nëntë të rinj të dënuar më herët nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e vitit 2015 të Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit, Hisham Barakat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button