“E-ditari” filloi të punojë, mësuesit thirrën në bojkot

Ditari elektronik (e-ditari) këtë javë përsëri është në funksion, pasi që paraprakisht sistemi nuk ka punuar në vitin e kaluar shkollor. Derisa autoritetet e arsimit do të vendosin nëse mësuesit do të duhet që të vendosin gjithçka që nuk kanë vendosur që nga shtatori deri më tani, ata për të njëjtin ankohen nëpër rrjetet sociale, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Disa prej tyre madje thirrin edhe në bojkotim të e-ditarit, pasi që ashtu siç thonë, nuk ka poentë  që atë ta bëjnë tre muaj përpara mbarimit të vitit shkollor.

Mësuesi Martin Popovski nga shkolla “Panajot Ginovski” në Butel, vlerëson se nuk është korrekte për shkak të dikujt që nuk e ka përditësuar, në fund ta bëjnë mësuesit.

“Nuk jemi ne fajtor pse nuk ka funksionuar sistemi. Ditari elektronik është ka funksionuar që nga vitit shkollor. Vlerësoj se nuk është korrekte që të plotësojmë gjithçka që deri më tani kemi lëshuar, pasi që bëhet fjalë për periudhë të gjatë. Do të harxhonim kohë të rëndësishme në punë administrative, në vend që atë kohë, të mundemi ta shfrytëzojmë që të përkushtohemi plotësisht në orët, në punën praktike dhe në arsimin kualitativ. Edhe ashtu tërë evidencën e mbajnë në format të shkruar, në ditarët e rregullt”, shkruan Popovski.

Ditarin elektronik do ta përditësojë ndërmarrja “Sorsiks”, të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka zgjedhur në tender.

Edhe pse e-ditari u miratua në shkurt të vitin 2011. Ai ka pasur për qëllim që ta përmirësojë komunikimin mes nxënësve dhe prindërve, të cilët kanë marrë njoftime për procesin arsimor të fëmijëve të tyre.

Praktika ka treguar se sistemi shpesh herë nuk ka funksionuar, veçmas përpara fundit të gjysmë vjetorit ose në vitin shkollor kur të gjithë në të njëjtën kohë i kanë vendosur notat dhe të dhënat tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button