FIFA dënoi Chelsean për transferime në dy afatet e ardhshme

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka dënuar ekipin anglez të futbollit, Chelsea për transferimet në dy afatet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga FIFA thuhet se Chelsea është dënuar me ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme për arsye se ka shkelur rregullat në transferimin e futbollistëve të moshës nën 18 vjeçare.

FIFA gjithashtu ka gjobuar klubin e Londrës, pronari i të cilit është miliarderi rus Roman Abramovich me 600 mijë franga zvicerane, ndërsa Federatën e Futbollit të Anglisë me 510 mijë franga.

Chelsea, nën drejtimin e trajnerit italian Maurizio Sarri, do të mund të shes, por nuk do të mund të blejë në dy afatet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button